Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, ja çështjet e rëndësishme që do të diskutohen
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvillon sot mbledhjen e radhës në Budapest, Hungari.
Ky takim organizohet në prag të Superkupës së Europës midis FC Bayern Munich dhe Sevilla FC, e cila nis në ora 21:00 në stadiumin “Puskás Aréna” në kryeqytetin hungarez.
Në këtë mbledhje merr pjesë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në cilësinë e anëtarit të KE-së së UEFA-s.
Çështjet kryesore që do të diskutohen në këtë mbledhje janë:
– Procedura dhe kalendari i ndeshjeve të eliminatoreve evropiane të Botërorit FIFA 2022.
– Procedura e shortit dhe kalendari i finaleve të Ligës së Kombeve 2020/21.
– Formati dhe kalendari i “UEFA Youth League” 2020/21.
– Çmimet “UEFA Grassroots” 2020.
– Raportet e komiteteve të ndryshme të UEFA-s.