Manastirliu tallet me mjekët: Kërkesat tuaja kanë nevojë për ekspertizë ndërkombëtare

Disa përfaqësues të mjekëve që janë hedhur në protestë dolën në një prononcim për mediat me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Përfaqësuesi i sindikatës, Gent Stroni tha se janë hedhur bazat për një bashkëpunim. Sipas tij, do ketë edhe një tryezë, ndërsa diskutimet do jenë të gjata.

Kurse ministrja Manastirliu shkoi shumë larg, kur tha se kërkesat e mjekëve kanë nevojë për ekspertizë ndërkombëtare.

Duket se kjo është një strategji për zvarritjen e protestës. Ndërkohë, as Manastirliu dhe as Stroni nuk iu përgjigjën pyetjes se cilat kërkesa janë më emergjente.

KERKESAT E MJEKEVE

-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.

-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

-Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

-Personelit shëndetësor të çdo niveli t'i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.