FOTOLAJM/ Mjekët në protestë me fotot e kolegëve që vdiqën nga Covid-19

Dhjetëra mjekë dhe punonjës të shëndetësisë protestuan për rreth 20 minuta para urgjencës së QSUT-s në një protestë të lajmëruar më herët nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësorë.

Në protestë të heshtur u kërkua që mjekët të pajiseshin me siguracion jete dhe që ata që humbnin jetën nga COVID-19 të shpalleshin dëshmorë.

Mjekët mbajtën pankarta dhe foto të doktorëve që kishin humbur jetën në përballje me sëmundjen. Ata kërkuan siguracion jete, për vete dhe familjarët.

Një takim i kërkuar me kryeministrin dështoi, pasi sipas doktor Ibrahim Brukës për t’i pritur kishin dalë këshilltarët e tij. Foto: BIRN.