EMRAT/ Arrestohet pedagogu në Korçë, në pranga edhe sekseri

Arrestohet një pedagog i Fakultetit të Shkencave Sociale në universitetin 'Fan Noli' dhe një person tjetër.

Alket Dino dhe Xhevi Dervishi janë dy të arrestuarit.

Sipas burimeve te Syri,net, Dino ka përfituar shuma monetare në këmbim të dhënies së provimeve për studentët.

Sipas të dhënave, Dervishi dyshohet se ka ndërmjetësuar.