Rritet numri i rasteve ditore me COVID-19 në Gjermani

Gjermania ka regjistruar mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19.

Gjermania ka publikuar bilancin në rritje të rasteve të reja me COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 2,143 në 278,070, treguan të enjten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters.

Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 19 në 9,428, tregoi shifra.