Lëkundje të forta tërmeti gjatë natës në Lushnjë, ja sa ishte magnituda

Një lëkundje tërmeti ka goditur vendin tonë.

Lëkundjet ishin me magnitudë 4.6 të shkallës rihter. Epiqendra ishte 10 km në verilindje të Lushnjes dhe thellësia e këtij tërmeti ishte 2 kilometra.

Lëkundjet u ndjenë në Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Ndërkohë EMSC e ka konsideruar këto lëkundje të nivelit 4.