Champions/ Përfundojnë ndeshjet e ‘Play Off’, Uzuni shkëlqen me hungarezët

Kanë përfunduar 3 ndeshjet e ditës së mërkurë në “Play Off-in” e Champions Leagues.

Ferencvaros ku aktivizohet Myrto Uzuni nuk ka marrë më shumë se një barazim 3-3 në transfertë kundër Moldes. Futbollisti i Kombëtares shqiptare gjithashtu gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 52’, duke çuar përkohësisht shifrat në 0-2.

Fitore të rëndësishme mori Dinamo e Kievit e cila mposhti në transfertë 2-1 Gentin dhe në këtë mënyrë ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Në duelin tjetër Olimpiakosi mposhti Omonian 2-0 në shtëpi. Vlen të thjeksojmë që sfidat e kthimit do të zhvillohen pas 1 jave, ku do të mësohen edhe skuadrat e kualifikuar për në grupet e Championsit.