Pështyu kundërshtarin, dënohet rëndë Di Maria

Angle Di Maria ka marr një dënim të rëndë për shkak të një incidenti të ndodhur në sfidën mes PSG-së dhe Marseille e zhvilluar me 13 shtator.

Mesfushori argjentinas u dënua me 4 ndeshje pezullim për shkak se pështyu kundërshtarin në fytyrë, Alvaro Gonzalez. Sipas protokollit të UEFA-së nëse një futbollistë pështyn kundërshtarin, qoftë edhe në tokë do të ndëshkohet rëndë.

Ndërsa për çështjen “Neymar” Komisioni i Disiplinës në Francë do ta marrë më 30 shtator.