‘Oj viktimë’/ Rama riposton një fyerje ndaj kryeministrit të Kosovës

Takimi mes qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, i planifikuar për të premten, është shtyrë.

Njoftimin e bëri kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, shkruan Hoti në Twitter.

Por kryeministri Edi Rama, në rrjetin e tij në Twitter, ka ripostuar një mesazh fyes në drejtim të Hotit.

“Oj viktimë e LDK-së,” thuhet në mesazhin e Mexhit Ashanit, të ripostuar nga Rama.