Roma rrit ofertën për Smalling, por Manchester United kërkon më shumë

Mundje krahu mes Romës dhe Manchester United për Chris Smalling.

Verdhekuqtë janë të gatshëm t’i bëjnë një ofertë të re klubit anglez për qendërmbrojtësin.

Nga sa mësohet nga mediat, klubi italian i ka ofruar 12 milionë euro “Djajve të kuq” për kartonin e Smalling.

Mirëpo, United nuk do të heq dorë kaq kollaj nga mbrojtësit.

Siç raportohet  nga “The Guardian”, Manchester United dëshiron të paktën 20 milionë për ta lënë të lirë Chris Smalling.  Gjithashtu edhe trajneri i Man United, Ole Gunar Solskjare në një intervistë të dhënë sëfundmi deklaroi se deri më tani nuk kemi marrë ofertën e duhur për mbrojtësin. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë çështja në fjalë.