Kryediplomati gjerman në karantinë, truproja e tij pozitiv me Covid

Ditën e sotme, Ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas është karantinuar pasi një nga anëtarët e tij të sigurisë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas informacioneve, mësohet se ministri është karantinuar si masë paraprake, ndërsa nuk ka shfaqur shenja infektimit.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme për gazetën BILD, testi i parë që Maas iu nënshtrua sot ishte negativ, ndërsa, në bashkëpunim me shërbimet shëndetësore të Berlinit, në ministri po hetohen raste të tjera.

Pas kësaj, ministria ka njoftuar anulimin e vizitës së ministrit në Jordani.