Futbollisti i Milanit rezulton pozitiv me koronavirus

Një lajm i keq për skuadrën e Milanit. Mbrojtësi, Leo Duarte ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmi është publikuar nga skuadra kuqezi në profilin zyrtar.  24 vjeçari, tashmë, është në izolim sipas rregullores së qeverisë italiane.

“Leo Duarte ka rezultuar pozitiv me koronavirus pasi iu nënshtrua testeve ditën e djeshme dhe është vendosur në izolim”, thuhet në njoftim.

“Anëtarët e tjerë të ekipit dhe stafi janë testuar negativisht”.