Basha: Sikur të ishin bërë realitet premtimet e këtij, Shqipëria do ishte ...

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar me një postim në Twitter në lidhje me premtimet e Edi Ramës.

Basha shkruan se, nëse do ishin bërë realitet premtimet e tij, Shqipëria nuk do ishte në këtë gjendje.

‘Sikur të ishin bërë realitet ato që thotë ky, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot.

Por pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura, a ka njeri që ja vë më veshin këtij?’, shkruan Basha në Twitter.