Yuri Kim: Reforma në drejtësi, të evitojmë pengesat

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian ditën e sotme (23 shtator).

Si mbështetëse e procesit të Reformës në Drejtësi, Kim shkruan në Twitter se implementimi i kësaj reforme është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë.

Ajo thotë se nuk duhet ndalur përpara atyre që nuk duan drejtësi.

‘Implementimi hap pas hapi i reformës në drejtësi është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.

Duhet që t'i evitojmë pengesat, të kërkojmë zgjidhje praktike dhe të mos dorëzohemi përpara atyre që nuk duan drejtësi’ - shkruan ambasadorja Yuri Kim.