Sofia Richie dhe Scott Disick ju vërtetojnë se mund të ngeleni miq pas ndarjes

Nëse keni menduar se të qenurit miq pas ndarjes është thjesht një gojëdhënë, Sofia Richie dhe Scott Disick do t’ju vërtetojnë të kundërtën.

Çifti u përfolën shumë në media, për disa javë rresht pas ndarjes, ku dyshohej për një trashëti nga ana e Scoott.

Në një foto të hedhur nga modelja Richie, ishte Scott ai që trazoi përsëri ujërat me një koment.

“Paç një vit të mirë”, shkroi Scott në foton e saj . Kaq mjaftoi që mediat të shkruanin sërish për dyshen, e cila i dha fund lidhjes vetëm disa javë më parë.

Disa burime për ‘UsWeekly’ janë shprehur se pavarësisht se Sofia dhe Scott janë ndarë dhe rikthyer shumë herë, 37-vjeçari nuk largohet asnjëherë plotësisht nga modelja.