Ngrohja Globale/ Shkrirje akulli rekord në Arktik, situata po bëhet shqetësuese

Akulli në detin e Arktik është tkurrur në masën e dytë më të madhe ndonjëherë gjatë epokën së vëzhgimit satelitor.

Akulli u  tërhoq në gati 3.74 milion km2, treguan të dhënat javën e kaluar.

Tani që stina e dimrin po afron do të ketë një shtim të masës së akullit në Arktik por në krahasim, sipërfaqja që ngrin është më e vogël se ajo që shkrin gjatë sezonit të verës.

Që kur satelitët filluan të filmojnë, trendi ka qenë gjithmonë në rënie dhe masa e akullit është zvogëluar me 13% në dekadë.

Akulli i gjerë detar ndihmon në ftohjen e Arktikut dhe pjesën tjetër të planetit. Në mungesë të tij, më shumë rrezet e diellit do të absorbohen nga ujërat sipërfaqësore më të errëta të oqeanit, gjë që do të nxisë ngrohjen e mëtejshme dhe humbjen e mëtejshme të akullit.

"Mënyra se si e shikoj tani është se ne gjithmonë do të kemi akull të ulët deti; nuk do të kthehet kurrë më si në vitet 1980 ose 1990", tha Prof Julienne Stroeve nga Qendra për Vëzhgimin Polar dhe Modelimi (CPOM) në University College London (UCL), MB.