VIDEO/ ‘Dëgjo këtu ti pe*erast m*ti’! Deputeti kërcënohet ‘live’ në mbledhjen e 'Integrimit'

Komisioni për Integrimin Evropian është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar mbi procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Por, më shumë se tema e diskutimit, që është mjaft e rëndësishme për vendin, ka tërhequr vëmendje gjuha e përdorur nga të pranishmit.

Në videon që sjellim më poshtë, teksa kryetarja e komisionit, Rudina Hajdari, thërret emrat e deputetëve të pranishëm në mbledhje, dëgjohet zëri i dikujt, që flet me mikrofonin ndezur, duke thënë “Dëgjo këtu ti pederast m*ti”.

Ndërsa më tej dëgjohet një tjetër zë, duke i thënë “Pse ça bëra unë?” Nuk dihet se mes kujt është zhvilluar kjo bisedë, por fjalët e përdorura lënë shumë për të dëshiruar. Dhe nuk është e qartë nese ka qenë ndonjë deputet që po fliste