VIDEO/ Suarez i jep lamtumirën ‘Barcelonës’, futbollisti largohet i përlotur

Ditën e sotme futbollisti  Luis Suarez i ka dhënë lamtumirën skuadrës ku luajti prej 6 vitesh me radhë, Barcelona.

Por siç duket sulmuesi uruguajan është prekur shumë nga ky largim pasi ai është kapur nga gazetarët duke qarë i mallëngjyer.

Kujtojmë që së fundmi emri i tij po lakohet në mediat italiane për shkak të provimit të gjuhës italiane.