Gallup/ Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Hungaria janë vendet më pak tolerante ndaj emigrantëve

Bota po bëhet më pak tolerante ndaj emigrantëve, sipas një sondazhi të publikuar nga Gallup, ndërsa Europa po kërkonte gjejë një zgjidhje për emigrantët e pa strehë që janë në Greqi.

Shtatë vende evropiane, të udhëhequr nga Maqedonia e Veriut, Hungaria, Serbia dhe Kroacia, kryesuan indeksin Gallup të vendeve më pak të tolerante ndaj emigrantëve në botë.

Kanadaja ishte vendi më mikpritës, i ndjekur nga Islanda dhe Zelanda e Re, sipas indeksit bazuar në më shumë se 140,000 intervista në 145 vende dhe rajone.

Sondazhi I kryer bazohej mbi përgjigjet që njerëzit e anketuar jepnin mbi bazën e pyetjeve nëse ata do të pranonin që emigrantët të bëheshin fqinj të tyre ose nëse do të martoheshin me to.

Rezultatet e indeksit varionin nga 1.49 në Maqedoninë e Veriut në 8.46 në Kanada, pak nën rezultatin maksimal të mundshëm prej 9.

Ekspertja e emigracionit Gallup, Julie Ray tha se rënia e lehtë globale e pranimit - 5.21 në 2019 nga 5.34 në 2016 - ishte nxitur nga ndryshimet e dukshme në vendet e Amerikës Latine.

Rezultati i Perusë ra në 3.61 nga 6.33 në 2016, ndërsa numri i Kolumbianëve që thanë se migrantët që jetonin në vendin e tyre ishte një gjë e mirë ra në 29 përqind nga 61 përqind.

Indeksi i parë i Pranimit të Emigrantëve Gallup u zhvillua në mes të reagimeve pas krizës së vitit 2015 në Evropë kur më shumë se një milion njerëz u drejtuan për në kontinent duke ikur nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Vendet e BE-së kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje për mënyrën e trajtimit të fluksit të emigrantëve, shumë prej të cilëve mbërrijnë në vendet e Mesdheut pas udhëtimeve të rrezikshme me anije.

Ekzekutivi i bllokut do të zbulojë një plan të Mërkurën që do të detyrojë ligjërisht të gjithë anëtarët të presin pjesën e tyre të refugjatëve - diçka e refuzuar nga Polonia dhe Hungaria, ndër të tjera

Ray tha se disa njerëz do të befasohen nga qëndrimet pozitive në Shtetet e Bashkuara, ku Presidenti Donald Trump e ka bërë frenimin e imigracionit një gur themeli të politikës së tij.

"Pavarësisht nga fakti që imigracioni është një temë kaq e nxehtë në SH.B.A., amerikanët kryesisht pranojnë shumë emigrantët," tha ajo.

SHBA renditet e gjashta në indeks, menjëherë pas Sierra Leone. Ray tha se mbështetësit e Trump ishin shumë më pranues të emigrantëve sesa mesatarja globale, duke shënuar 7.10.

Në të gjithë botën, indeksi tregoi se pranimi i emigrantëve ishte më i madh midis brezave të rinj, njerëzve me nivele më të larta arsimore dhe atyre që jetonin në zona urbane sesa në zona rurale.