Qeveria jep 50 miliard lekë tendera të fshehtë vetëm në muajin shtator

Thesari i shtetit ka publikuar të dhëna për pagesat në vlerën e 50 mln USD për disa institucione qëndrore dhe lokale të cilat kanë prokuruar shërbime të ndryshme. Por në kundërshtim me ligjin mbahen qëllimisht të fshehta seriali i faturave, objekti i prokurimit dhe emrat e kompanive që u janë kryer likujdimi i shumave marramëndëse. Ja denoncimi

Thesari i shtetit ka publikuar të dhëna për pagesa, por me informacion të censuruar. Sipas drejtoreshës së “Open Data Albania”, Aranita Brahaj, kjo është një e dhënë për kontrata sekrete. Në pagesat e publikuara nga Thesari i Shtetit mungojnë të dhënat e klientit përfitues dhe përshkrimi i faturës. Ajo shkruan se deri tani këto lloj pagesash bëhen për institucione si SHISH apo Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, të cilat bëjnë kontrata sekrete duke u arsyetuar me sigurinë institucionale, apo atë kombëtare. Brahaj thekson më tej se një praktikë e tillë është vërejtur në muajin mars 2020 gjatë javëve të para të Gjendjes së Emergjencës lidhur me pandeminë Covid-19. Në këtë periudhë, qeveria shqiptare aplikoi Kontraktime për Nevoja Thelbësore të Shtetit, ku mungonin informacionet e lartpërmendura, edhe pse kjo gjë u mohua publikisht nga qeveria. Lidhur me tenderat e fundit ku mungojnë emri i klientit përfitues dhe përshkrimi i faturës, Brahaj ka publikuar pagesat në fjalë, nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Bashkia e Tiranës, Ministria e Mjedisit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Ministria e Arsimit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Bashkia Vlorë, Bashkia Laç e Bashkia Pogradec.

Shumatorja e tenderave pa informacion shkon në rreth 50 miliardë lekë

Sipas Brahajt, burime zyrtare kanë thënë se mospublikimi i emrit të klientëve përfitues dhe përshkrimi i pagesës është lapsus në hedhjen e të dhënave dhe jo censurim. Pas publikimit të denoncimit lidhur me mungesën e informacionit për tenderat me vlerë 5 miliardë lekë gjatë muajit shtator, Thesari ka reaguar duke pohuar për Brahajn se bëhet fjalë për një lapsus në hedhjen e të dhënave dhe jo censurim. Pas rihedhjes së tabelës të datës 11 shtator në faqen ëeb të Ministrisë së Financave, rezulton se furnitorët për transaksionet në fjalë janë: “Integrated Inergy BV SPV”; “Rej shpk”; “Kastrati” ; “Al.Global OIL”; “KPL shpk”.

Denoncimi i Brahajt

“Konkretisht në datën 10 Shtator janë urdhëruar për ekzekutim transaksione për të cilat tabela përkatëse e Ministrisë së Financave, Transaksione Thesari nuk shfaq identitet për përfituesin dhe përshkrimin e faturës:

– 4 pagesa nga Institucioni Qendra Spitalore Nënë Tereza me vlere totale (për të katra) 177 383 908 Lekë (njëqind e shtatëdhjetë e shtatë milion e treqind e tetëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e tetë lekë). Ekuivalent me 1.44 milion euro. Link të gjitha transaksionet e kësaj date për QSUT mes tyre edhe katër transaksionet ku mungon informacion për Furnitorin janë http://spending.data.al/…/from_date_reg/2020-09-10/to_date_…

– 2 pagesa të urdhëruara në datën 9 shtator nga Bashkia Tiranë me vlerë total 95 257 909 Lekë (nëntëdhjetë e pesë milion e dyqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e nëntë lekë). Ekuivalent në euro rreth 771 mijë euro. http://spending.data.al/…/from_date_reg/2020-09-09/to_date_…

– Ministria Turizmit dhe Mjedisit ka paguar 11 839 650 Lekë (njëmbëdhjetë milion e tetëqind e tridhjetë e nëntëmijë e gjashtëqind e pesëdhjetë Lekë) për një klient/furnitor apo përfitues emri i të cilit rezulton kofidencial i sekretuar dhe jo publik sikurse transaksionet e tjera. Link http://spending.data.al/…/from_date_reg/2020-09-08/to_date_…

– Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka dy transaksione në datën 10 shtator me Klient Përfitues të censuruar për akses publik. Vlera është në total 53 570591 Lekë (pesëdhjetë e tre milion e pesëqind shtatëdhjetë mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e një lekë). Link http://spending.data.al/…/from_date_reg/2020-09-10/to_date_…

– Ministria e Arsimit ka shpenzuar 14 201 700 Lekë (katërmbëdhjetë milion e dyqind e një e shtatëqind lek) për një transaksion të datës 10 shtator për të cilin nuk bëhet publik emri i Klientit Përfitues. Në link janë të dhëna pagesa të kësaj date mes tyre edhe transaksioni me të dhëna të censuruara http://spending.data.al/…/from_date_reg/2020-09-10/to_date_…

– Drejtoria e Përgjithshme e Doganave 2 transaksione të urdhëruara në datën 10 shtator për të cilat nuk publikohet emri i përfituesit dhe përshkrimi i faturës. Vlera total 72 287 223 Lekë (shtatëdhjetë e dy milion e dyqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e dyqind e njëzet e tre lekë). Link i transaksioneve të kësaj date mes tyre edhe transaksionet pa të dhëna për klientin/përfitues http://spending.data.al/…/from_date_reg/2020-09-10/to_date_…

– Bashkia Vlorë ka transaksion pa informacion për klientin përfitues me vlerë prej 14 592 000 Lekë (katërmbëdhjetë milion e pesëqind e nëntëdhjetë e dy milion lekë). Link transaksione të datës 10 shtator mes tyre edhe transaksioni pa emër klienti http://spending.data.al/…/from_date_reg/2020-09-10/to_date_…

– Bashkia Laç ka 49 050 000 Lekë (dyzet e nëntë milion e pesëdhjetë mijë Lekë) në datën 10 shtator për të cilat nuk jepet emri i përfituesit klient. Link data 10 ku është edhe transaksioni pa të dhëna për përfituesin http://spending.data.al/…/from_date_reg/2020-09-10/to_date_…

– Bashkia Pogradec po në datën 10 shtator ka një transaksion për të cilin mungon informacioni për përfituesin me vlerë 10 168 312 Lekë (dhjetë milion e njëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e treqind e dymbëdhjetë lekë). Link pagesat e bashkisë këtë datë mes tyre edhe transaksioni pa të dhëna për përfituesin http://spending.data.al/…/from_date_reg/2020-09-10/to_date_…

Në janar 2012 Qeveria Shqiptare anoncoi publikisht se në kuadër të angazhimit në Partneritetin për Qeverisje të Hapur OGP do të publikonte çdo ditë të plota të dhënat për pagesa thesari për çdo institucion buxhetor. Këto të dhëna kanë informacion të plotë për vlera, institucion buxhetor pagues, serial fature, emër klient përfitues, kategori dhe përshkrim fature. Prej shkurt 2012 çdo ditë Ministria e Financave zbardh tabelën me transaksionet e datës. Rast përjashtimor ndër vite kanë bërë pagesat për kontrata të klasifikuara (sekrete) të Institucioneve si ShIK dhe AKSHI ku në çdo rast jepet përshkrimi i faturës. Në rastet e urdhëruara në datat 9, 10 dhe 11 shtator kemi mungesë informacioni për identitet klienti dhe përshkrim fature çka e bën të munguar aksesin publik mbi mënyrën se ku po shkojnë dhe si po shpenzohen para të taksapaguesve. 

/Hashtag.al