Erdogan do të telefonojë sot liderët e BE dhe NATO

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të flasë me video, me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të mërkurën në orën 4.30 pasdite me orën greke, siç raporton agjencia shtetërore Anadolu e Turqisë.

Kurse në orën 6 po pasdite, Erdogan do të zhvillojë një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, sipas të njëjtit raport.

Tema e bisedës nuk dihet, por ndodh në kohën e përplasjeve të mëdha të Turqisë me Greqinë për gazin në detin Mesdhe.