Rrëzohet helikopteri me ushtarë Rus në Libi, raportohet për 4 viktima

Ushtria e Libisë njoftoi se në rajonin Sokna (Saëkna) është rrëzuar një helikopter që transportonte mercenarë të kompanisë ruse të sigurisë Ëagne

Abdul Hadi Dara, një zëdhënës i Dhomës së Operacioneve Sirte dhe Al-Jafra, raportoi se një helikopter ushtarak që mbante një numër mercenarësh rusë kishte rënë në zonën e Sukna pranë bazës ajrore Al-Jafra në Libinë qendrore, duke vrarë 4 prej tyre

Korrespondenti i Al-Jazeera Ahmed Khalifa tha se helikopteri u ngrit nga baza Al-Jafra, duke shtuar se ai mund të ishte drejtuar ose drejt bazës Tamanint ose bazës Brak Al-Shati në lindje të qytetit Sabha (rreth 650 kilometra në jug të Tripolit) .