Barcelona e shet për 40 milionë euro, Nelson Semedo prezantohet te klubi i ri

Barcelona dhe Wolverhampton mbyllën me sukses transferimin e lojtarit Nelson Semedo nga Spanja në Angli.

Mbrojtësi portugez u kushtoi “ujqërve” në total 40 milionë euro.

Lajmi u konfirmua nga Barcelona në faqen zyrtare, ndërkohë që lojtari është prezantuar te skuadra e re.

“Barcelona dhe Wolverhampton arritën marrëveshjen për transferimin e Nelson Semedos. Klubi anglez do të paguajë 40 milionë euro”, shkruhet një komunikatën për shtyp të klubit katalanas.

Semedo luajti 3 sezone me Barcelonën duke fituar 2 kampionate spanjolle, një Kupë dhe një Superkupë të Spanjës.