Tom Cruise nuk njeh limite, do të xhirojë një film në hapësirë

Për aktorin e njohur Tom Cruise me sa duket nuk ka limite.

Ylli i Hollivudit Tom Cruise,do jetë i pari në historinë e njerëzimit që do të realizojë filmin e parë të filmuar në hapësirë.

Sipas “Space Shuttle Almanac” aktori do të jetë në bordin e SpaceX Crew Dragon në udhëtimin e tij të planifikuar në Tetor 2021 në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Tom Cruise, 57 vjeç, është i njohur për skenat plot adrenalinë në filmat e tij aksion dhe me sa duket e tillë do të jetë dhe sfida e rradhës.