VIDEO/ Shiu i parë i vjeshtës, shihni si është përmbytur Lezha

Shiu i parë i vjeshtës sjell permbytje në rrugët e qytetit të Lezhës.

Historia vijon të përsëritet në lagjen “Beselidhja”, ku e gjithë zona u mbulua nga uji si shkak i bllokimit të pusetave.

Shumë biznese nuk i hapen qepenat, ndërsa prindërit i morën fëmijet në shpinë për t'i dërguar në shkollë.

E njëjta situatë paraqitet edhe në oborrin e shkollës 9-vjeçare 'Kosova', ku nxënësit patën shumë vështirësi të futen në klasa si shkak i ujit në oborr. /Syri.net/