I dyshuar për tentativë vrasje, arrestohet i riu në Elbasan

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit, nën akuzën e vrasjes. Burime bëjnë me dije  se në pranga ka rënë R.G, me precedentë të mëparshëm penalë.

23-vjeçari është arrestuar gjatë aksionit për kapjen e kontigjentëve të krimit të zhvilluar në Elbasan.

Mësohet se Gashi ka qenë i dënuar për plagosjen e një bashkëmoshatari të tij, ngjarje kjo e ndodhur po në qytetin e Elbasanit.