Bare: Jam shumë i lumtur që firmosa me Espanyol, shpresoj të rikthehemi në La Liga

Pak orë më parë, klubi i Espanyol në faqen zyrtare të klubit zyrtarizoi transferimin e mesfushorit të kombëtares shqiptare, Keidi Bare.

Mesfushori fierak firmosi një kontratë  4 vjeçare me katalanasit nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.

Në fjalët e para pas firmës me Espanyol, Bare u shpreh se e kishte pritur nga muaj këtë transferim. Gjithashtu futbollisti i 23 vjeçar shprehu dëshirën që skuadra të rikthehet sërish në elitën e futbollit spanjoll La Liga.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Kam pritur gati dy muaj, por tani jam gati. I njoh tifozët, të cilët janë shumë besnik ndaj ekipit. Ata i ndodhen pranë Espanyolit në kohë të mira dhe të vështirë, gjithmonë na brohorisin. Espanyoli është një klub historik me një traditë të gjatë në La Liga dhe këtë vit shpresojmë të rikthehemi. Jam lojtar agresiv dhe energjik. Jam gjithmonë 100% në stërvitje dhe ndeshje. Uroj të kontribuoj”, deklaroi futbollisti më i ri i Espanyolit Keidi Bare.