Arvizu: Amerika do ndryshojë shumë me Trump, mund të dalë nga NATO

Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ishte i ftuari i Adi Krastës në SYRI TV. Ai komentoi fillimisht situatën e vështirë të koronavirusit në vendin e tij dhe në botë.

I pyetur për situatën parazgjedhore në SHBA, ai komentoi se si do ishte Amerika nëse Donald Trump do merrte një mandat të dytë, ai tha se do jetë shumë ndryshe.

“Trump do të ndryshonte mënyrën se si Amerika e shikon veten e vet dhe mënyrën se si bota e shikon SHBA.

Disa njerëz do të thonë se kjo ka ndodhur, dhe ndoshta ka ndodhur, por ashtu siç e dimë, mandati presidencial është 4 vite dhe është e mundur që të bëjmë disa rregullime pas 4 vitesh.

Por nëse Trump do të drejtojë për 4 vite, do e ndryshojë Amerikën në mënyrë dramatike.

Për shembull, në rastin e Shqipërisë dhe të Europës, shumë prej miqve të mi besojnë se ndoshta SHBA nuk do jetë më në NATO në fund të 8 viteve të Trump si president. Mendoj se kjo është shumë e mundshme të ndodhë.

Mendoj se do të ishte një botë shumë e ndryshme,” tha ai.