Shqiptari mbërthehet nga policia, sapo i shiti kokainën klientit

Një shqiptar është arrestuar në Torino ditën e sotme me akuzën e shpërndarjes së kokainës në doza të vogla. I arrestuari është 40-vjeç.

Ai ishte vendosur në monitorimin e policisë prej disa ditësh pas dyshimeve, që u vërtetuan nga ndjekja.

Ditën e sotme sapo i shiti dozën një klienti ai u prangos. Nga kontrolli në banesë shqiptarit iu gjetën 135 gram kokainë, material për paketimin e drogës dhe 3300 euro.