", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/September/22/auto_7631600801679.jpg", "width": 900, "height": 643 } }

E akuzuan se u zhvati 900 mijë franga, Loredana bën 'paqe' me gruan zviceriane

Loredana u rikthye me shumë zhurmë, pas një largimi disa javor nga llogaria e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, reperja ka postuar në Instagram, një foto nga një “video call” me Petra Valais, historia me të cilën u bë virale një vit më parë, pasi kjo e fundit e akuzoi se i kishte vjedhur para së bashku me vëllezërit e saj.

Loredana ka shkruar datën 01.09.2020, për të treguar se biseda mes tyre është realizuar në 1 shtator, duke e shoqëruar me emojin e dy gishtave, pra paqe.

Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, por Lorenda i ka rregulluar marrëdhëniet me Petrën.

Kujtojmë se Loredana u akuzohua se i ka zhvatur 700,00 franga çiftit Valais, të cilët thanë se 24-vjeçarja është shtirur si “Anna Landmann”, një vajzë e e avokatit të Zyrihut, Valentin Landmann.

Çështja u bë publike vitin e kaluar, pasi shtëpia e Loredanës u bastis nga autoritet dhe llogaria saj bankare u  bllokua./Syri.net/

 

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

01.09.2020 ??

A post shared by Loredana (@loredana) on