Dokumenti/ Vasili: Kujtesë për demagogët! Listat e hapura LSI i kërkoi që në 2017

Antari i LSI-së në Këshillin Politik, Petrit Vasili, ka postuar në Facebook një dokument, ku tregon se Listat e hapura LSI i kërkoi që në vitin 2017.

Me nota ironie, Vasili thekson se kjo ëshë një kujtesë për të gjithë ata hipokritë dhe demagogë, që sot bëjnë sikur ju dogj shpirti për listat e hapura, ndërsa dje vegjetonin pa guxuar që të hapnin gojën.

Postim i plotë i Petrit Vasilit:

Kujtese per demagogët.(DOKUMENTI).

Listat e hapura LSI i kerkoi qe ne 2017!

Sapo u ngrit Komisioni Parlamentar i Reformes Zgjedhore, ne vjeshten e vitit 2017, i drejtuar nga Bledar Çuçi dhe Oerd Bylykbashi LSI i paraqiti propozimet e saj.

Propozim kryesor i LSI, qe ne vitin 2017 ishin Listat e Hapura.

DOKUMENTI flet vete dhe eshte nje kujtese per te gjithe ata hipokrite dhe demagoge qe sot bejne sikur ju dogj shpirti per listat e hapura, ndersa dje vegjetonin pa guxuar qe te hapnin gojen.