Rama, kolegu i Hasan pordhës

Historinë e Hasanit e dinë të gjithë. Tellbi i ngjarjes shërben për të shenjuar persona që bëmat nuk u harrohen. As koha nuk është ilaç për ta.

Shkurt, ajo ndodhi qe veç ca minuta. Ia shkrepi padashje i ziu Hasan mes dasmës.

Turpi e skuqi aq shumë sa iku burri nga dasma, nga shtëpia dhe nga fshati. Ndenji vite e vite shtatë male larg e një ditë, kur mendoi se u harrua zhurma e tij, behu në fshat.

Por që te lëndinat lart u dëgjua thirrja:

-Ej, ej, na qenka kthyer në fshat Hasan Pordha, ej, ej.

U ndje liksht, u kthye dhe iku e jetoi diku tjetër deri sa dha shpirt. Nuk ia qas më fshatit ku bëri zullumin.

Historia e tij perngjet shumë me bëmat e Ramës. Por të dyve u ndryshon vrima nga e fryjnë zhurmën. Hasani nga poshtë e Rama nga lart, nga goja e tij qelbur me rrena të perditshme.

Njësoj si Hasani Rama lëshoi vite më parë zhurmën; ulje borxhi. Në fakt e rriti, e bëri të frikshëm. U betua me zhurmë se do zvogëlonte në 6% tvsh e energjisë elektrike. Hiç gjë nuk bëri.

Më tej tha plot zhurmë se do mbushte gropat e Saliut. Jo që nuk i mbushi, por na groposi si popull. Borxhi u dyfishua. Ka shkuar 13 miliard euro e do ikë kacafiu po nuk u ndal ky ditëziu.

Asnjë pension, asnjë pagë nuk ngriti. Shumoi me plot zhurmë PPP-të si derri gicat e vet.

Tani ka nisur avazin e fushatës. Me CD e timonit, tepsisë, shoferit pa të tjerë në prehër.

Pra në çdo mbledhje e takim pjerdh e pjerdh. Se kur nuk realizon asnjë premtim, të tjerat që nxjerr shërbejnë veç për oshëtimë.

Askush nuk i beson më.

Hasanit të shkretë ia kujtuan ndër vite një shkrepje të thjeshtë, pa zarar e pa i bërë dëm kujt. Ramës do ia kujtojnë brezat bresheritë plot zhurmë, nga që i ka edhe me zë edhe me figurë falë angazhimit besnik të televizioneve të shitura.

Ka nisur qysh tani tallja. Ja, në takimin e fundit me mjekët në Berat, kur u tha atyre me zhurmë se do ua rriste rrogën 40% i hodhën rromuzin:

-Ku do i gjesh, o usta? Do të të falë ndonjë gjë Bechetti?!

Apo talljen popullore, se Rama vërtet i punësoi 300 mijë shqiptarë, por ama në Evropë, larg atdheut.

Edvin, o trim, mos e hap më thesin e rrenave!

Boll ke pjerdhur e bollke zhurmave kaq vite.

Tani hiqu anash, hap krahun që të ajroset pakëz ky vend kaq i bukur dhe kaq i bekuar.

Boll me gromësima...