Italia merr masa mbrojtëse, jep vendimin e rëndësishëm për personat që vijnë nga Franca

Nga sot, njerëzit që mbërrijnë në Itali nga Parisi dhe shtatë zona të tjera të Francës do të duhet t'i nënshtrohen testeve të detyrueshme të koronavirusit.

Ministri i shëndetësisë i Italisë, Roberto Speranza , shkroi në Tëitter se "të dhënat e koronavirusit në evropiane janë shqetësuese". Ai shtoi se: "Italia po bën më mirë se vendet e tjera, por ne duhet të jemi të kujdesshëm."

Masa e ndërmarrë do të aplikohet për rajonet e Parisit, Provence-Alpes-Côte d'Azur, Auvergne-Rhône-Alpes, Korsikë, Hauts-de-France, Nouvelle-Aquitaine dhe Occitanie.

Autoritetet shëndetësore franceze raportuan 5,298 raste të reja Covid-19 të hënën, nga 10,569 që ishin një ditë më pare, ndërsa në Itali janë raportuar rreth 1350 infektime të hënën