EMRAT/ Prangosen dy shpërndarësit e drogës në Elbasan

Dy të rinj janë arrestuar në Elbasan për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në pranga kanë përfunduar Daniel Pllumbi, 25 vjeç dhe Riklajd Brahja, 31 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Brigada”, Elbasan,  pranë markatës gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sattiva, 2 aparate celularë, 42.000 lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe mjeti tip “Suzuki” me të cilin lëviznin këta shtetas.

Ja njoftimi i plotë:

Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar "Markata", për goditjen e shpërndarjes së drogave në doza të vogla.

Arrestohen në flagrancë dy shtetasit që posedonin dhe shpërndanin lëndën narkotike.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike cannabis sattiva, 2 aparate celular, një mjet dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza të vogla dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Markata", në kuadër të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. P., 25 vjeç dhe R. B., 31 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen "Brigada", Elbasan,  pranë markatës gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sattiva, 2 aparate celularë, 42.000 lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe mjeti tip "Suzuki" me të cilin lëviznin këta shtetas.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".