Dekoratë për 'vrasësin' e Esat Pashës/ Mesazh për ‘tradhtarët’ e sotëm?

Presidenti Ilir Meta vlerësoi me dekoratë Avni Rustemin në 125-vjetorin e lindjes.

Meta i dha pas vdekjes Dekoratën e Flamurit Kombëtar për aktin e vrasjes së Esat Pashë Toptanit.

Ky vlerësim vjen në kohën kur në vend janë ndezur debatet për shitjen e interesave kombëtare nga qeverisja.

“Me rastin e 125-vjetorit të lindjes, në vlerësim dhe mirënjohje të thellë për aktin e Tij të lartë patriotik, që kreu 100 vjet më parë, duke asgjësuar armikun kryesor të brendshëm, që mbante peng procesin e rivendosjes se Pavarësisë e të sovranitetit të shtetit shqiptar të shpallur nga Ismail Qemali, kam sot nderin dhe privilegjin të vlerësoj Heroin e Popullit, Avni Rustemi, me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën e Republikës.

Akti i tij burrëror dhe mbrojtja dinjitoze e çështjes shqiptare në gjyqin historik të Parisit, patën një jehonë të gjerë ndërkombëtare dhe u bënë burim frymëzimi për qëndresën mbarë shqiptare kundër pushtuesve të huaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre, gjë që u manifestua në Luftën Kombëtare të Vlorës,” thekson Meta.