Britania e Madhe/ Boris Johnos do ti drejtohet kombit sot, njofton masat e bllokimit të dytë

Kryeministri Britanik Boris Johnson ka vendosur që të gjithë personat do të punojnë nga shtëpi dhe do të vendosi masa të reja bllokimi për baret, restorantet dhe lokalet e natës në përpjekje për të vendosur nënë kontroll shpërthimin e koronavirusit.

Ai do të mbajë një fjalim në parlament dhe më pas do ti drejtohet kombit për masat e marra jo shumë larg masave që u aplikuan në mars.

"Ne e dimë që kjo nuk do të jetë e lehtë, por ne duhet të marrim masa të mëtejshme për të kontrolluar ringjalljen në rastet e virusit dhe për të mbrojtur NHS", do të thotë Johnson, sipas disa fragmenteve të shpërndara nga zyra e tij e shtypit në Doëning Street.

Masat urgjente vijnë pasi ekspertët e shëndetit në Britani kanë paralajmëruar se numri I vdekjeve dhe rasteve pozitive do të ngrihet në mënyrë të frikshme Brenda disa javëve nëse nuk ndërmerren masa të shpejta dhe efektive në parandalimin e përhapjes së virusit.

Numri i testimeve po rritet nga dita në ditë në Britani dhe sipas statistikave paralelisht me rritjen e numrit të infektimeve po shtohen edhe personat që kërkojnë trajtim klinik, qeveria i ka bërë thirrje spitaleve që të rrisin kapacitete e shtretërve, ilaçeve dhe bombolave të oksigjenit  në mënyrë që të mos kolapsohet sistemi shëndetësorë.