Klea Huta i rikthehet ekranit?!
Klea Huta, moderatoja shqiptare, u bë nënë për herë të parë në Qershor të këtij viti.
Me anë të një postimi të fundit në Instagram ajo ka treguar projektin më të ri televiziv.
“Së shpejti @vizionplustv”, ka shkruar Klea në InstaStory në një promo të formatit “Këngë moj”.
Me këtë foto Klea arriti ti bëjë të gjithë kuriozë mbi programin e ri ku do ta shohim atë.
Me sa duket Klea ka zgjedhur të na mbajë në ankth të pritjes pasi nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër.
Nuk e dimë akoma nëse Klea do të prezantojë apo do të ketë ndonjë rol tjetër në format por ajo çfarë dihet është se Klea i ka munguar ekranit gjatë kësaj shkëputjeje që pati pasi u bë nënë!