Në një lidhje me Capital T? Adrola flet për herë të parë: Me fat e kam...

Pak ditë më parë, u përfol se Adrola Dushi dhe Capital T po jetojnë një romancë të bukur.

Burime për 'iconstyle' bëjnë me dije, se ata këto ditë kanë qëndruar bashkë në Tiranë.

Mbrëmjen e sotme, teksa ishte e ftuar në NIN, Adrola ka folur për herë të parë rreth këtyre lajmeve.

E pyetur nëse është lidhur me Capital T, ajo tha se janë vetëm shok, por që e vlerëson shumë si artist dhe si djalë dhe se është me fat që e ka në jetën e saj.

"Me Trimin jemi shumë shokë, shumë miq të mirë. Njihemi prej vitesh dhe e vlerësoj shumë si artist dhe si djalë dhe e vlerësoj shumë dhe ndihem shumë mirë që e kam në jetën time."