FOTO/ Atentat ndaj shqiptarit në qendër të qytetit, ja çfarë dyshohet se ndodhi

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Selanik të Greqisë, ndaj një shqiptari.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Antigonidhon në qendër të qytetit.

Shqiptari i moshës 32 vjeç është transportuar me taksi në spital dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme për jetën.

Ai u shpreh për policinë se fillimisht kishte ndjerë një djegie në këmbë, por vetëm më pas e ka kuptuar që ishte goditur me armë zjarri.

Dëshmitarë okularë në vendngjarje, tha se kishin konstatuar një sherr mes disa shqiptarësh.

Shqiptari i plagosur rezulton me precedentë penalë.