Nazarko në Çim Peka LIVE: Si do jetë marrëveshja e detit Shqipëri-Greqi

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin Çim Peka LIVE, komentoi situatën mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ai tha se nuk ka pasur tensione mes Edi Ramës dhe homologut grek Micotaqis gjatë takimit të tyre.

Nazarko komentoi edhe shkrimet e medieve greke, ku thuhet se “ne do i bëjmë Ramës një ofertë që nuk do ta refuzojë”.

Referuar burimeve, Nazarko tha se ka një informacion se si do jetë marrëveshja e ndarjes së detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Shqipëria dhe Greqia kanë biseduar për një marrëveshje që parashikon, ky është një version, burimi është i besueshëm- mund të kemi një marrëveshje të rishikuar nga ajo e vitit 2009, në të cilën ku do përdoren terma reference të marrëveshjes mes Italisë dhe Greqisë për ndarjen e detit,” tha ai.