Historia tronditëse e dy të miturave në prostitucion, që u bë serial në Netflix

Besoj keni dëgjuar për serialin "Baby" në Netflix? 

Ky serial është frymëzuar nga një histori e vërtetë prostitucioni. 

Ai tregon historinë e dy vajzave adoleshente Chiara (të luajtur nga Benedetta Porcaroli) dhe Ludovica (Alice Pagani), nga zona e pasur Parioli e Romës, në Itali.

Dy vajzat përfshihen në një rrjet eskorte dhe prostitucioni, në një kërkim për “identitetin dhe pavarësinë kundër sfondit të dashurisë së ndaluar, presioneve familjare dhe sekreteve të përbashkëta”.

Seriali bazohen në skandalin “Baby Squillo”, i cili ndodhi në vitin 2013 dhe u zbulua në 2014-ën, një vit më vonë, në rrethin Parioli të Romës.

Katër vite më parë, dy vajza adoleshente të moshës 14 dhe 15 vjeç, u kapën duke u marrë me “punën seksuale”, në mënyrë që të blinin rroba luksoze, pajsije të shtrenjta dhe kokainë.

Sipas 'Daily Beast', një duzinë vajzash të tjera ishin të përfshira në rrjetin e prostitucionit të vajzave të mitura.

Të paktën 50 burra paguan për të kryer marrëdhënie seksuale me dy vajzat. Sipas ligjit italian, pagesa për seks është e ligjshme, por pagesa për seks me një grua nën moshën 18 vjeç është një vepër penale.

Skandali u zbulua pasi nëna e 15-vjeçares, nuk mund të kuptonte se nga po i vinin vajzës së saj shuma parash misterioze dhe kështu, kontaktoi policinë.

Në atë pikë, thuhej se secila prej vajzave bënin €500-600 në ditë ose €300 për performancë.