FOTO/ Modelja që humbi 50 kg vetëm për t’u bërë 'Miss Britania'

Një modele, e cila arriti që të humbiste gati 51 kilogramë për t’u kurorëzuar Miss në Britaninë e Madhe, ka zbuluar se si arriti që të merrte vendimin e rëndësishëm për jetën e saj.

26 vjeçarja Jen Atkin, më parë peshonte 115 kg, thotë se ekspertët e kanë gabim që ndalojnë abuzimin verbal ndaj të shëndoshëve pasi ato fraza kanë qenë vetë frymëzimi i saj.

Jen shprehet se gjuha abuzuese ishin ato që e nxitën atë të hiqte kilogramët e tepërta.

Ajo thotë se “fshehja e termave” të sakta do të përkeqësojë krizën e obezitetit në Britani, ku më shumë se dy të tretat e të rriturve janë mbi peshë.

“Më besoni. Më kanë sharë për peshën time. Kaloritë janë në ushqime dhe na nevojiten që të mbijetojmë... Ne duhet t’i edukojmë njerëzit me mënyrë jetese të shëndetshme”, ka thënë ajo për BBC.

Për të arritur peshën ideale, ajo ka shkuar rregullisht në palestër për dy vite. 

Jen u shpall fillimisht Miss Scunthorpe në lokalitetin e saj dhe doli e dyta në Miss Anglia në  2018.

Në mars 2020, ajo u shpall Miss Britania e 75-të.

Ajo thotë se fillimisht nisi të shqetësohej për peshën kur u nda nga i dashuri dhe trembej se nuk do të njihte kurrë dikë tjetër.