Kryetari i Parlamentit të Iranit kritikon qeverinë, sanksionet e SHBA-së të pa pranueshme

 

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Baqer Ghalibaf, ka kritikuar reagimet "pasive" të qeverisë së Hassan Rouhanit, ndaj lëvizjeve së SHBA-ve për të rivendosur sanksione ndaj Teheranit, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur gjatë një seance plenare të parlamentit të shtunën, Ghalibaf tha se "pasiviteti" përballë "veprimeve armiqësore" të SHBA-ve vetëm do të përshkallëzonte presionin e sanksioneve mbi jetën e popullit iranian.

Ai i bëri thirrje qeverisë të marrë masa "aktive, të mençura dhe efektive" kundër rivendosjes amerikane të të gjitha sanksioneve para vitit 2015 mbi Iranin.

Ghalibaf më tej tha se detyra e zyrtarëve është të "forcojnë popullin", duke aluduar në "kushtet e vështira të jetesës dhe mungesën e mbështetjes ekonomike" të tyre.

Ghalibaf, i cili u zgjodh kryetari i parlamentit pasi konservatorët fituan zgjedhjet e shkurtit, ka qenë një kritik i ashpër i qeverisë së Rouhanit.

Një ish-komandant i IRGC (Garda Revolucionare e Iranit) dhe një figurë udhëheqëse politike konservatore, ai ka kritikuar në disa raste qeverinë për nënshkrimin e marrëveshjes për programin bërthamor të vitit 2015 me SHBA-të dhe aleatët e saj evropianë.

Ghalibaf përjashtoi çdo ndryshim të politikës së SHBA-ve ndaj Iranit pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

"Kur ne të besojmë në (fuqinë e) popullit, ne do të fitojmë. Kurdoherë që t'i harrojmë ata, do të përballemi me humbjen sa hap e mbyll sytë", tha Ghalibaf.

Të dielën, Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo, tha se të gjitha sanksionet e OKB-së janë rivendosur mbi Iranin, duke përfshirë zgjatjen e përhershme të embargos së armëve.

Irani dhe nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 kanë refuzuar hapin e SHBA-ve, duke thënë se ishte me të meta ligjore pasi Ëashingtoni u tërhoq nga marrëveshja në maj të vitit 2018.

Ekspertët thonë se lëvizja ka të ngjarë të përshkallëzojë tensionet midis dy kundërshtarëve prej një kohe të gjatë, pasi parlamenti iranian i mbizotëruar nga konservatorët kërkon kundërmasa të forta.

Javën e kaluar, Komiteti i Sigurimit Kombëtar dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit të Iranit paraqiti një mocion me urgjencë që synonte t'i kundërvihej "fushatës së presionit maksimal" të SHBA-ve mbi Iranin.

Nën mocionin, qeveria do të jetë e detyruar të marrë masa reciproke, të cilat përfshijnë heqjen e të gjitha kufizimeve në programin bërthamor të Iranit të vendosura nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

Teksa qeveria e Rouhanit, në një përpjekje për të shmangur gjasat e konfrontimit me SHBA-të ka mbajtur derën e negociatave të hapura, me kusht që Ëashingtoni të kthehet në marrëveshjen bërthamore dhe të heq sanksionet, parlamenti kundërshton fuqimisht çdo negociatë me SHBA-të.

Masat e fundit nga administrata Trump, thonë ekspertët, mund të provokojë Iranin të heqë dorë nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, të cilën evropianët janë përpjekur shumë ta shpëtojnë.