Botsvana, zbulohet shkaku i ngordhjes së 330 elefantëve

Bakteret e gjetura në ujë dhe toka me lagështi po fajësohen për ngordhjen e 330 elefantëve në Republikën e Botsvanës në Afrikën e Jugut.

Departamenti i Natyrës dhe Parqeve Kombëtare të vendit njoftoi të hënën se bakteriet e quajtura cianobaktere ishin bërë shkak për vdekjen e tyre.

Zyrtari kryesor veterinar i departamentit, Mmadi Reuben tha se kishte ende shumë pyetje pa përgjigje.

"Testet tona më të fundit kanë zbuluar neurotoksinat cianobakteriale të jenë shkaku i vdekjeve. Këto janë baktere që gjenden në ujë", tha oficeri veterinar, duke shtuar që zyrtarët nuk ishin të sigurt pse vetëm ajo zonë ishte prekur.

"Ne kemi një numër hipotezash që po hetojmë."