Indonezia shënon rekord shpërthimi të koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë e Indonezisë ka raportuar 4,176 infeksione të reja me koronavirus, rritja e saj më e madhe ditore, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendit në 248,852.

Numri i vdekjeve u shtua me 124 duke arritur në 9,677, numri më i lartë i viktimave në Azinë Juglindore.