Muriqi i prish punë Kosovës në Ligën e Kombeve, mungon kundër Maqedonisë më 8 tetor
Vedat Muriqi do mungojë deri në mes të tetorit për shkak të dëmtimit dhe infektimit nga Koronavirusi.
Këtë e ka konfirmuar vetë klubi i tij i ri, Lazio, përmes një komunikate për shtyp.
Kështu sulmuesi do humbë ndeshjen e Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut, e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve.
Ndeshja e Kosovës luhet më 8 tetor dhe Muriqi do mungojë deri në mes të muajit të ardhshëm.
Muriqi kompletoi vetëm pak ditë më parë transferimin te Lazio për 18 milionë euro.