Një rast pozitiv me Koronavirus te Manchester City pak orë para ndeshjes
Mbrëmjen e sotme, Manchester City do të nisë rrugëtimin në Premier League teksa ka si objektiv rrëzimin nga froni të Liverpulit.
“Qytetarët” zbresin në fushë në orën 21:15 në transfertën ndaj Wolverhampton.
Mirëpo, trajneri Pep Guardiola nuk do të ketë të gjithë grupin e futbollistëve në dispozicion, teksa do të vuajë mungesën e mesfushorit Ilkay Gundogan.
Turko-gjermani është infektuar me COVID-19, diçka që e ka konfirmuar vetë klubi anglez dhe në këtë formë duhet t’i nënshtrohet izolimit për të mos përhapur virusin.
Tashmë, Gundogan pret rezultatet e testeve pasardhëse, në mënyrë që më pas të bashkohet me shokët e skuadrës dhe të japë kontributin e tij në startin e sezonit.