EMRAT/ Tjetër aksident me vdekje, këtë herë në Shkodër

Një aksident me pasojë vdekjen ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Mësohet se është aksidentuar një çift.

Nga ngjarja fatkeqësisht ka mbetur e vdekur gruaja, e cila është identifikuar si Hatixhe Dele.

Ermir Delaj, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Shkodër-Hani i Hotit.