‘Pse më sheh’/ Si ndodhi plagosja e mbrëmshme në Tiranë

Sherri i mbrëmshëm, i cili përfundoi me plagosjen e 45-vjeçarit Spartak Beqaraj, ka nisur me diskutimet ‘pse më sheh’.

I riu është konfliktuar me Beqarajn për këtë shkak e më pas e ka kanosur dhe qëlluar me armë në këmbë.

I plagosuri 45-vjeçar ka qenë i ulur në ambientet e lokalit, më pas për sqarimin e situatës me 20-vjeçarin e shpallur në kërkim është ngritur në pjesën e jashtme të lokalit ku dhe është qëlluar me plumb.

Beqaraj tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe policia vazhdon kërkimet.

Kujtojmë se edhe vrasja e pak ditëve në Durrës ndodhi për shkak të motivit: Pse më sheh.