Përplasje e fortë e ambulancës në Sarandë, plagoset rëndë infermierja
Një ambulancë ka pësuar aksident në Sarandë dhe për pasojë një infermiere është plagosur rëndë. Infermierja 58-vjeçe me iniciale A.R është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ambulanca ishte nisur për të marrë një të sëmurë në orën 4:00 kur u përplas me një makinë BMW X5 me targa angleze në lagjen nr.2. Pas përplasjes, makina e BMW ka përfunduar brenda lokalit të shtetasit E.R.
Policia tha se "rreth ores 4:21, në kryqëzimin e quajtur “Kolagji”, lagja nr.2, Sarandë, një autoambulancë e spitalit të Sarandës me drejtues shtetasin A.K., 54 vjeç, banues në Sarandë është perplasur me mjetin tip BMW, me drejtues shtetasin K.K., 24 vjeç, banues në Sarandë.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasja A.R., rreth 58 vjeçe, në gjëndje të rëndë shëndetsore Ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë lënduar lehtë jashtë rrezikut pë jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit."